359 të vdekur e mbi 32 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë

Evropë

359 të vdekur e mbi 32 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Franca ka regjistruar mbi 32 mijë raste të reja të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 359 persona, shkruan Reuters.

Autoritetet francveze kanë vendosur javën e kaluar masa të reja izoluese në tërë vendin ndërsa efekti i tyre pritet të shihet në dy jaët e ardhshme.

Franca është ndër vendet me më së shumti të infektuar me COVID-19 në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat