Vdiq në tualetin e spitalit, familjarët e viktimës me Covid bëjnë deklaratën tronditëse: Ata e mbytën brutalisht

Evropë

Vdiq në tualetin e spitalit, familjarët e viktimës me Covid bëjnë deklaratën tronditëse: Ata e mbytën brutalisht

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Një 84-vjeçar  në Itali është gjetur i vdekur në tualetin e një spitali në Napoli.

Nëpërmjet një statusi në facebook  mbesa e Giuseppe Cantalupo, ka thënë se: “Një vdekje e tillë nuk është e kuptueshme, ai ishte gjyshi im, shoku im më i mirë, dhe ju e mbytët atë, në mënyrën më brutale të mundshme, me turp.

Frikacakët nuk patën guximin të na tregonin gjendjen në të cilën u gjend. Si përfundoi i vetëm në atë banjë? Si u fut atje? Ai nuk ishte në gjendje për të shkuar në banjë vetëm. Ku ishin infermierët? Mjekët? Ata madje nuk na lanë ta njohim trupin, duke na thënë është me COVID”.- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat