Franca “shpëton” nga Covid-19, Macron paralajmëron rinisjen e udhëtimeve

Evropë

Franca “shpëton” nga Covid-19, Macron paralajmëron rinisjen e udhëtimeve

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:32
Emmanuel Macron

Franca pritet që të lehtësojë masat e marra anticovid dhe këtë lajm të mirë e ka dhënë vetë presidenti Emmanuel Macron.

Macron ka njoftuar se vala e dytë thuajse ka kaluar dhe se pritet hapja e kinemave apo dyqaneve. Ai ka shtuar se qytetarët do të lejohen të kalojnë Krishtlindjet me familjarët e tyre.

Franca që nga nisja e pandemisë ka raportuar 2.2 milion raste të infektuarish dhe ka regjistruar në total 50 mijë vdekje. Të hënën u raportuan 3.452 raste të reja pozitive, një shifër e ulët që nuk ishte regjistruar që prej 28 shtatorit.

Në një fjalim televiziv këtë mbrëmje, Macron tha se pjesa më e madhe e kufizimeve të bllokimit do të lehtësoheshin duke nisur nga 15 Dhjetori për periudhën festive, me heqjen e kufizimeve të përgjithshme të udhëtimeve, për sa kohë që rastet e reja ishin në 5,000 në ditë ose më pak.

Mesatarja e fundit e rasteve të reja javore në Francë raportohet të jetë 21,918. Kjo shifër arriti kulmin në 54,440 në 7 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat