65 të vdekur e mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

Evropë

65 të vdekur e mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:34
Serbi

Shifra të larta të Covid-19 edhe sot në Serbi.

65 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Serbi.

Gjatë 24 orëve janë konfirmuar edhe 6 mijë e 179 raste të reja me koronavirus anembanë vendit.

15 mijë e 508 testime u kryen përgjatë kësaj periudhe kohore në gjithë Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat