Itali, ulen rastet e reja, por rriten ndjeshëm viktimat

Evropë

Itali, ulen rastet e reja, por rriten ndjeshëm viktimat

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:17
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore italiane kanë zbardhur bilancin e sotëm të pandemisë, ku evidentohet një ulje e të infektuarve por në të njëjtën kohë edhe një rritje e ndjeshme e viktimave nga dita e djeshme.

Të infektuarit e rinj janë 16337, ndërkohë që dje ishin më shumë se 20 mijë, ndërkohë që viktimat janë 672, 131 më shumë se 24 orë më parë, që çojnë bilancin total në 55576.

Ndryshe nga ditët e kaluara, sot statistikat janë në rritje, edhe sa i përket personave të shtruar në spital, raportin testime/pozitivitete, që ka shkuar sot në 12.5%, 0.9% më shumë se dje. 

Për herë të parë, është Emilja Romanja zona me më shumë të infektuar në vend, me 2041 raste, e ndjekur nga Veneto, Lombardi dhe Kampanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat