Makina godet turmën në Gjermani, dy të vdekur dhe 15 të plagosur

Evropë

Makina godet turmën në Gjermani, dy të vdekur dhe 15 të plagosur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Pamje nga video

Një makinë goditi një grup njerëzish në zonën për këmbësorë të Trier të Gjermanisë, duke shkaktuar dy të vdekur dhe të paktën 15 të plagosur. Policia arrestoi drejtuesen e makinës menjëherë pas incidentit, që në të vërtetë është një grua, sipas mediave gjermane.

Një dëshmitar raportoi se pa makinën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke u futur mes turmës me njerëz dhe duke përplasur këmbësorët në ajër pranë zonës së përdorur tradicionalisht për tregjet e Krishtlindjeve, të cilat do të jenë të mbyllura këtë vit për shkak të pandemisë Covid 19.

Zona është izoluar menjëherë nga policia. "Ne arrestuam një person dhe automjeti u konfiskua. Sipas hetimeve fillestare, dy persona humbën jetën. Ju lutemi vazhdoni të shmangni qendrën e qytetit", shkroi policia e Trierit në Twitter.

Sipas Bild, e cila citon gazetën lokale "Trierischer Volksfreund", makina që hyri në turmë është një "Range Rover" ngjyrë e errët.

Dëshmitarët tregojnë për njerëzit që "fluturonin në ajër". Dyshimet e para janë për një akt terrorist, por policia deri tani nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat