Dy gra theren me thikë brenda në dyqan, policia arreston të dyshuarin

Evropë

Dy gra theren me thikë brenda në dyqan, policia arreston të dyshuarin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Angli

Policia nuk dyshon për një akt tjetër terrorist, teksa një mysliman ka goditur dy gra me thikë në një spital. Gratë u goditën me thikë në një dyqan veshjesh në Angli.

Ngjarja ndodhi në ditën e parë që britanikët iu rikthyen normalitetit, pas disa javësh në izolim.

Mediat britanike raportojnë se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë gratë në Burnley.

Gratë mbetën të plagosura dhe u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët pretenduan se njëra nga gratë ishte goditur me thikë në qafë gjatë sulmit, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Policia e Lancashire tha se një thikë u gjet në vendin e ngjarjes, duke shtuar se nuk dyshohet për ndonjë sulm terrorist, por nuk sqarohen motivet e krimit.

Ngjarja pason sulme të ngjashme në Francë, kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat