Petkoviç: Shfryrja e Kramon e pavërejtur më parë në parlamentarizmin evropian

Evropë

Petkoviç: Shfryrja e Kramon e pavërejtur më parë në parlamentarizmin evropian

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Cramon

Anëtari i këshillit të SNS dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë ka reaguar me rastin e deklaratës së raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Kramon  që ka thënë se është mirë që Serbia nuk do të hap asnjë kapitull në bisedimet para fillimit të bisedimeve me BE, duke konsideruar se shfryrja e tillë nuk është vërejtur në histori të parlamentarizmit evropian, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

"Që nga 1952 dhe miratimi i Kuvendit të Përbashkët të bashkësisë evropiane për qymyr dhe çelik, një shfryrje e këtillë e deputetit evropian nuk është shënuar, kur dihet se pas luftës së dytë është vendosur pika me idenë esenciale të urrejtjes ndaj popujve dhe shteteve, gjë që me deklaratën e Kramon prapë ajo relativizohet” ka shkruar në Facebook, Petroviç.

Ky koment malinj i saj më shumë flet për vetë ate dhe për ata që lobon, se për Serbinë, kur aq hapur përbuz dhe anon kundër të cilës anon.

"Për këtë flasin edhe strukturat politike në Serbi që kanë aq mbështetje në popullin sikur sjellja e zonjës Kramon – që është mizori” shtoi ai.

Rasti i kësaj “akuze dashakeqe” vjen disa ditë para takimit të nivelit teknik në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, që ka qëllim dhe porosi të qartë,

"Për fatkeqësi të saj dhe sponsorëve, Serbia qartë është e përcaktuar për dialog dhe integrime evropiane, por nuk përmbush reformat për të kënaqur dike, por për ardhmërinë e vetë dhe thellë është e bindur se reformat janë të nevojshme për arritje të prosperitetit dhe konflikte dhe trazira shoqërore” tha Petkoviç.

Ai shtoi se Kramon herët ka “hapur shampanjën".

"Serbia me inkurajim ec në rrugën e reformave ekonomike dhe prosperitetit , që janë “mëkate” që si duket nuk na falen” porositi Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat