Zgjedhjet në Rumani, pjesëmarrja pritet të jetë e ulët për shkak të pandemisë

Evropë

Zgjedhjet në Rumani, pjesëmarrja pritet të jetë e ulët për shkak të pandemisë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Rumani

Qytetarët rumunë u drejtohen sot kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet legjislative që pritet të rivendosin paksa stabilitet  në shtetin i cili ka nga nivelet më të larta të emigracionit në Bashkimin Evropian.

Mes krizës ekonomike e shëndetësore të shkaktuar nga pandemia zgjedhjet pritet gjithashtu të sjellin në qeverisje një brez që erdhi në pushtet në një kohë trazirash kombëtare dhe identifikohet fuqimisht si Evropian.

Votohet për 329 vende në parlament ku përballë janë partia e kryeministrit në detyrë Ludovic Orban Partia Liberale dhe Partia Social Demokrate . Por shqetësim mbetet pjesëmarrja në këto votime për shkak të pandemisë

“Vala pandemike është rritur shumë më tepër krahasuar me zgjedhjet lokale dhe ju mund të shihni se moti nuk është shumë i mirë, kështu që kjo mund të mbajë shumë prej qytetarëve larg qendrave të votimit,” – thotë Andrei Taranu, profesor dhe analist politik.

Sipas shumicës së sondazheve, votimi ka të ngjarë të favorizojë politikanë të vendosur për të mbajtur Rumaninë në hap me rrjedhën e përgjithshme të BE dhe larg kampit të kombeve post-komunistë, të tillë si Hungaria dhe Polonia, me udhëheqësit e tyre populistë, e euroskeptikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat