Pjesëmarrje e ulët në testimin masiv në Austri, sipas ekspertëve ul nivelin e infeksioneve të reja

Evropë

Pjesëmarrje e ulët në testimin masiv në Austri, sipas ekspertëve ul nivelin e infeksioneve të reja

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
austr

Gjithnjë e më shumë vende evropiane tani po zgjedhin testimet masive  si një mënyrë për të luftuar pandeminë , të tilla si Austria ku pjesëmarrja në testet vullnetare ishte mjaft e ulët, në disa rajone vetëm një e treta e popullsisë u testua. Një nga arsyet mund të jenë problemet e shumta  teknologjike me regjistrimin online.

"Duhet të provoja për disa orë përpara se të kisha mundësi të regjistrohesha online për testimin”, shprehet një grua.

Megjithatë, testet masive në mbarë vendin, të planifikuara para Krishtlindjeve, kanë për qëllim të parandalojnë një rritje të rasteve të reja me covid-19  gjatë pushimeve, të paktën është ky plani i Ministrit të Shëndetësisë.

"Qëllimi është të gjurmojmë ata qytetarë që nuk e dinë se janë  të infektuar,  ata që nuk kanë simptoma”, ka deklaruar Rudolf Anschober, ministër i Shëndetësisë.

Sidoqoftë, testet e shpejta janë të prirur edhe të gabojnë,  Rezultatet pozitive  rishikohen me metodën PCR.

Pak javë përpara Austrisë, Sllovakia kreu  testime masive në të gjithë vendin. Por Bratislava papritmas anuloi raundin e tretë të testimit, e cila ishte një surprizë e madhe. Sipas Shoqatës Mjekësore të Austrisë, testimi masiv është megjithatë një masë e rëndësishme.

"Në Sllovaki, testimi masiv funksionoi shumë mirë  ne dy raundet e para  dhe mendoj se testimi i tretë u shty për shkak të konflikteve politike", thotë Thomas Szekeres, president i shoqatës mjekësore në Austri.

Ndikuan jo vetëm konfliktet por edhe pasiguria. Sipas ekspertit është e paqartë nëse  bllokimi apo testimi masiv uli numrin e infeksioneve në Sllovaki

"Testimi masiv nuk është me të vërtetë gjëja e parë që do të propozonin shkencëtarët. Pse? Sepse nuk është shumë e fokusuar. Çështja me një masë e tillë qëndron këtu:  cilat pjesë të popullsisë do të marrin pjesë? Dhe kjo është  sikur të peshkosh në errësirë”, shprehet Niki Popper, studiues dhe këshilltar i qeverisë.

Sidoqoftë, të gjithë ekspertët bien dakord për një gjë: në mënyrë që testimi masiv të jetë efektiv, duhet të përsëritet. Në Austri, ka plane për të testuar edhe një herë  popullsinë në fillim të janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat