Ushtarët turq do të marrin pjesë në paradën ushtarake në Azerbajxhan

Evropë

Ushtarët turq do të marrin pjesë në paradën ushtarake në Azerbajxhan

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarët turq do të marrin pjesë në paradën ushtarake që do të mbahet në sheshin Azadliq në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, me rastin e fitores së ushtrisë azerbajxhanase në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët turq që do marrin pjesë në ceremoni kanë kryer prova në rrugët e Bakusë.

Të përbërë nga forcat komando ushtarët turq kryen prova të parakalimit me sloganet "Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet" dhe "çdo gjë për dëshmorët".

Në ceremoninë e cila parashikohet të zhvillohet më 10 dhjetor, pritet që Turqia të përfaqësohet nga presidenti, Recep Tayyip Erdoğan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat