Shokuese: Ia bëri testin e koronavirusit Coca-Colës, rezultati është i frikshëm

Evropë

Shokuese: Ia bëri testin e koronavirusit Coca-Colës, rezultati është i frikshëm

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Nuk ka asnjë dyshim që jemi në një periudhë shumë të vështirë e absolutisht të pazakontë, ku pandemia e një virusi të panjohur, ka detyruar edhe shtetet e mëdha e të zhvilluara, që kanë potenciale reaguese shumë më të mëdha, sesa ne, të marrin një linjë “tërheqje e mbrojtje” dhe aspak “neglizhente” ndaj saj.

Në këto zhvillime që po transformojnë botën fshihen dhe shumë mistere.

Sekretari gjeneral i partisë FPÖ në parlamentin austriak plasi skandalin me testin e Covid-19.

Ai e bëri testin live tek një gotë e mbushur me Coca Cola. Testi, për habinë e të gjithëve doli pozitiv.

Drejtuesi i lartë i FPÖ-së theksoi se sa qesharak është ky test që e bleu qeveria me më shumë para se duhej nga taksapaguesit austriakë. Sipas tij, këto para qeveria mund ti kishte investuar në azile, në shëndetësi, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat