Roma pret fluturimin e parë pa karantinë që prej fillimit të pandemisë

Evropë

Roma pret fluturimin e parë pa karantinë që prej fillimit të pandemisë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Në Romë ka zbarkuar fluturimi i parë që prej fillimit të pandemisë që nuk i kërkon pasagjerëve të karantinohen në destinaçion.

Avioni i kompanisë Alitalia u nis nga aeroport JFK në Nju Jork dhe fluturoi drejt aeroportit Fiumiçiono në Romë.

Zakonisht pasagjerëve i është kërkuar të karantinohen për dy javë pas një fluturimi ndërkombëtar për të ndaluar përhapjen e ÇOVID-19.

Por tani, një “korridor i lirë” është krijuar mes JFK dhe Fiumiçino, i çili ka eliminuar nevojën për tu karantinuar pas fluturimit.

Pasagjerët duhet të provonin me anë të testeve se nuk ishin pozitivë për ÇOVID-19 përpara nisjes dhe u ritestuan në mbërritje.

Nëse të dy testet rezultonin negative, atëherë pasagjerët nuk kishin nevojë të karantinoheshin për dy javë në Itali.

Euronews foli me disa pasagjerë pas mbërritjes.

“U ndjeva shumë i sigurt duke ditur se të gjithë personat në bord kishin testuar negativë përpara nisjes. Shumë më i sigurt se në fluturimet e tjera që më është dashur të marr më herët gjatë këtij viti. Isha pak i shqetësuar kur disa pasagjerë hoqën maskat për të ngrënë”, tha njëri prej pasagjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat