Turqi: Tre të vdekur nga helmimi me alkool të falsifikuar

Evropë

Turqi: Tre të vdekur nga helmimi me alkool të falsifikuar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:47
Turqi

Gjithsej 14 persona, duke përfshirë gjashtë në gjendje kritike, u pranuan në spitalet në Bursë pasi ata konsumuan alkool të falsifikuar

Numri i të vdekurve nga helmimi me alkooli të martën në Turqinë veriperëndimore është rritur në tre, me një tjetër të vdekur sot.

Gjithsej 14 persona, duke përfshirë gjashtë në gjendje kritike, u pranuan në spitalet në Bursë pasi ata konsumuan alkool të falsifikuar.

Dy prej tyre kanë vdekur të martën.

Policia zhvilloi bastisje në lokalitete të ndryshme në provincë dhe arrestoi dy të dyshuar mbi përfshirjen e tyre të pretenduar në furnizimin e alkoolit metil.

Në operacionet po ashtu u sekuestruan tridhjetë litra alkool të falsifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat