Kisha Katolike holandeze anulon meshat e Krishtlindjes

Evropë

Kisha Katolike holandeze anulon meshat e Krishtlindjes

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:50
Foto

Kisha Katolike holandeze njoftoi sot anulimin e të gjitha meshave publike në prag të Krishtlindjes.

“Mesha e Mesnatës së Krishtlindjes tërheq tradicionalisht turma të mëdha, gjë që nuk do të ishte e përgjegjshme gjatë bllokimit të rreptë aktual”, tha Konferenca e Peshkopëve holandezë në një deklaratë.

“Kjo meshë do të kremtohet pa publik dhe do të transmetohen në televizion dhe në internet”, vazhdohet në deklaratë, raporton ATSh.

Meshat në ditët e tjera gjatë periudhës së Krishtlindjes mund të zhvilloheshin me një maksimum prej 30 personash, të cilët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse në kishë dhe nuk do të lejohen të këndojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat