Gjykata më e lartë e BE-së mbështet kufizimet për therje të kafshëve

Evropë

Gjykata më e lartë e BE-së mbështet kufizimet për therje të kafshëve

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Gjykata më e lartë në Bashkimin Evropian ka mbështetur një ligj belg që parasheh humbjen e vetëdijes së kafshëve para therjes, duke kundërshtuar kështu kërkesat e grupeve hebreje dhe atyre myslimane, dhe duke hapur rrugën që edhe shtetet tjera të miratojnë kufizime të ngjashme.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë miratuar këtë rregull që kufizon disa rite fetare.

Ambasadori izraelit në Belgjikë dhe Luksemburg, Emmanuel Nahshon, e ka quajtur këtë vendim “katastrofik dhe goditje për jetën e hebrenjve në Evropë”.

Asociacionet e hebrenjve dhe myslimanëve kanë argumentuar se dekreti origjinal i hartuar në Belgjikë më 2017, i ka bërë të paligjshme mënyrat tradicionale të therjes së kafshëve.

Ata kanë thënë se metodat e tyre të therjes së fytit të kafshëve me thikë të mprehtë, ka rezultuar me vdekje të menjëhershme dhe se humbja paraprake e vetëdijes nuk është e lejuar.

Mirëpo gjykata me bazë në Luksemburg ka gjetur se dekreti belg është në linjë me ligjin e Bashkimit Evropian.

Gjyqtarët kanë gjetur se ligji në fjalë kufizon vetëm një aspekt të traditave fetare dhe se nuk ndalon praktikën në përgjithësi.

Ambasadori Nahshon ka thënë përmes Twitterit: Duket se toleranca dhe diversiteti janë fjalë boshe në sytë e disa evropianëve”.

Grupi belg, Veprimi Global në Interes të Kafshëve, ka thënë se është i gëzuar nga ky vendim, duke thënë se u mundëson edhe vendeve tjera të bllokut evropian që të miratojnë masa të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat