Vuçiqi e zhgënjen vëllain kinez: Serbia anulon planet për vendosjen e rrjetit 5G

Evropë

Vuçiqi e zhgënjen vëllain kinez: Serbia anulon planet për vendosjen e rrjetit 5G

Nga: B.S. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Aleksandar Vuçiq e Xi Jiping

Serbia ka anuluar planet për futjne e rrjetit me shpejtësi të lartë 5G, pasi më herët kryetari serb Aleksandar Vuçiq u obligua me marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar me presidentin e SHBA -së Donald Trump.

Planet për futjen e rrjetit celular super të shpejtë 5G në Serbi - u anuluan të paktën për vitin 2021. Qeveria dhe operatorët mobilë ranë dakord që së pari të zhvillohet më tej rrjeti 4G në të gjitha pjesët e vendit.

Kryeministrja Ana Bërnabiq thotë se qytetarët nuk kanë nevojë për një rrjet 5G, megjithëse më herët të gjithë zyrtarët shtetërorë, përfshirë Agjencinë Rregullatore për Komunikimet Elektronike, pohuan se 5G është thelbësore për ekonominë serbe, dhe për këtë arsye për qytetarët.

Ekspertët e telekomunikacionit për N1 thonë se arsyeja e vërtetë për ndryshimin e planeve është se shteti është thjesht - "nuk ka para tani për tani".

Kryeministrja Bërnaiq ka shpjeguar se Serbia nuk mbetet prapa dhe se shumica e vendeve evropiane nuk kanë futur rrjetin 5G.

- Është veçanërisht e rëndësishme të përmendet se qytetarët e Serbisë aktualisht nuk kanë nevojë për rrjetin 5G. Komuniteti shkencor, ata që përdorin super kompjuterë për inteligjencën artificiale, mund të kenë nevojë për 5G. Por, si qytetarë të zakonshëm, nuk kemi nevojë për rrjet 5G, beson kryeministrja.

Me marrëveshjen e Uashingtonit, Serbia është zotuar të mos blejë pajisje 5G nga furnitorë jo të besueshëm, e cila vlerësohet si një përpjekje amerikane për të bllokuar Huawein e Kinës, kompania që ka shkuar më së largu në zhvillimin e teknologjisë 5G. Sidoqoftë, profesori i Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, Petar Gjukiq, beson se arsyet e shtyrjes së ankandit për rrjetin 5G nuk janë politike, por ekonomike.

- Nuk ka para, por jo vetëm që nuk ka para në buxhet për momentin. Nuk ka asnjë shans që paratë të shfaqen së shpejti, thotë profesori gjukiq.

Instalimi i një rrjeti 5G do të kërkonte dhjetëra miliona euro investim, i cili, sipas profesorit Gjukiq, aktualisht nuk u përshtatet operatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat