Një xhami në Gjermani sulmohet dy herë brenda dy javësh

Evropë

Një xhami në Gjermani sulmohet dy herë brenda dy javësh

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:10
Gjermani

Një xhami në qytetin jugperëndimor gjerman Baden-Wurttemberg sot u sulmua për herë të dytë brenda dy javësh.

Në orët e para të ditës së Vitit të Ri, Xhamia Fatih në qytetin Sontheim u sulmua ku u shkaktuan dëme materiale, tha Ali Ozdemir, kryetari i fondacionit të xhamisë.

Ai tha se në xhami u thyen dritarja dhe një bankë prej druri jashtë xhamisë, e cila drejtohet nga Unioni Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB).

“Në dy javët e fundit, ky ka qenë sulmi i dytë ndaj xhamisë sonë“,  tha Ozdemir, duke shtuar se komuniteti i xhamisë dhe anëtarët e fondacionit janë të shqetësuar.

Ai tha se informacioni është ndarë me policinë dhe është nisur një hetim mbi incidentin. Më herët në një akt tjetër vandalizmi, një kryq u vizatua në murin e xhamisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat