Trazirat në SHBA, Johnson: E turpshme, pushteti të transferohet paqësisht

Evropë

Trazirat në SHBA, Johnson: E turpshme, pushteti të transferohet paqësisht

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:58
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Bashkuar, Boris Johnson ka reaguar pas trazirave që po ndodhin në SHBA.

Ai i ka përshkruar skenat në Uashington, ku protestuesit në mbështetje të Trump pushtuan Kongresin e SHBA  si “të turpshme”, duke kërkuar një transferim paqësor të pushtetit.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara kërkojnë demokraci në të gjithë botën dhe tani është jetësore që atje të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”,  u shpreh Johnson.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se qeveria britanike ka “besim të plotë” se sistemi i kontrolleve dhe ekuilibrave të SH.B.A.-së do të sigurojë që rezultati i zgjedhjeve të vendoset, përcaktohet dhe më pas të respektohet si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat