Situata në Greqi/ Covid-19, ky është bilanci i 24 orëve të fundit

Evropë

Situata në Greqi/ Covid-19, ky është bilanci i 24 orëve të fundit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:21
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, 866 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Greqi, ndërkohë që kanë humbur jetën 27 persona dhe 337 vetë janë shëruar.

Kështu, numri total i infektimeve ka shkruar në 146020, ndërkohë që numri i viktimave është 5.239 në të gjithë vendin, që nga fillimi i pandemisë.

Presidenti i shoqatës mjekësore në Greqi, Athanasios Exadaktylos është shprehur i shqetësuar, duke thënë se situata epidemiologjike në vend është tepër shqetësuese dhe kritike.

Ai theksoi se rezultatet e vaksinës do të bëhen të dukshme kur të jenë vaksinuar të paktën 2 milionë qytetarë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat