Erdogan: Rifillimi i bisedimeve me Greqinë paralajmëron një epokë të re

Evropë

Erdogan: Rifillimi i bisedimeve me Greqinë paralajmëron një epokë të re

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:30
Recep Tayyip Erdogan

Rinisja e bisedimeve midis Ankarasë dhe Athinës për zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve të përbashkëta rreth kufijve detarë dhe kërkimit të energjisë u cilësua si paralajmërim për një epokë të re nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Raundi i 61-të i bisedimeve eksploruese midis anëtarëve fqinjë të NATO-s, i pari që nga viti 2016, do të mbahet në Stamboll më 25 janar.

“Ne duhet ta bëjmë Mesdheun lindor një pellg bashkëpunimi, që do t’i shërbejë interesave tona afatgjata, në vend të një zone konkurrence”, u tha Erdogan ambasadorëve të BE-së në Ankara, raporton ATSh.

“Por Greqia duhet të ndërpresë aktet që përshkallëzojnë tensionet”, shtoi ai.

Turqia dhe Greqia kanë qenë në mosmarrëveshje rreth rezervave të gazit natyror dhe kufijve detarë, me të dy vendet që pretendojnë të drejtën për të kërkuar dhe shpuar për burime energjie në të njëjtën pjesë të Mesdheut lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat