Norvegjia ngre shqetësimin për vaksinat e Pfizer ndaj të moshuarve

Evropë

Norvegjia ngre shqetësimin për vaksinat e Pfizer ndaj të moshuarve

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Norvegjia shprehu shqetësim në rritje me sigurinë e vaksinës Pfizer pasi tek njerëzit e moshuar me gjendje serioze shëndetësore vdekja arriti në 29.

Ndërsa është e paqartë saktësisht kur ndodhën vdekjet, Norvegjia u ka dhënë të paktën një dozë rreth 42,000 njerëzve ku është përqendruar në ata që konsiderohen më të rrezikuar nese preken nga virusi, përfshirë të moshuarit.

“Deri të premten, vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BitoNTech ishte e vetmja e disponueshme në Norvegji dhe të gjitha vdekjet lidhen kështu me këtë vaksinë”, tha dje Agjencia Norvegjeze e Barnave në një përgjigje për Bloomberg.

Përvoja e Norvegjisë nuk do të thotë që njerëzit e rinj, më të shëndetshëm duhet të shmangin vaksinimin.

Përfundimet kanë nxitur Norvegjinë të sugjerojë që vaksinat kundër Covid-19 mund të jenë shumë të rrezikshme për shumë të moshuar dhe të sëmurë terminal.

“Pfizer dhe BioNTech janë duke punuar me rregullatorin norvegjez për të hetuar vdekjet në Norvegji“, tha Pfizer në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat