​Për shkak të zogjve në Gjermani ndalohet përkohësisht Rrjedha e Veriut 2

Evropë

​Për shkak të zogjve në Gjermani ndalohet përkohësisht Rrjedha e Veriut 2

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Grupi i aktivistëve mjedisorë Nabu njoftoi sot se ka depozituar një ankesë te rregullatori gjerman për të pezulluar përkohësisht punën në tubacionin e gazit Rrjedha Veriore 2 në ujërat gjermane.

Në fund të javës së kaluar, Agjencia Federale Detare dhe Hidrografike Gjermane (BSH) dha ‘dritën’ jeshile për të vazhduar menjëherë me ndërtimin e tubacionit të diskutueshëm të gazit Rrjedha Veriore 2 në ujërat gjermane. Leja e mëparshme parashikonte vazhdimin e ndërtimit nga fundi i majit.

Pjesa e fundit e tubacionit në ujërat territoriale gjermane shtrihet përgjatë buzës së rezervatit të mbrojtur të zogjve dhe, sipas agjencisë, "nuk do të ndikojë ndjeshëm" zogjtë sepse tubat vendosen në një thellësi të madhe.

Për të mbrojtur zogjtë, BSH përcaktoi se në periudhën janar-maj, punimet pezullohen për një maksimum prej 30 ditësh pas 14 ditësh.

Aktivistët e mbledhur në shoqatën Nabu apeluan sot vendimin e agjencisë për të pezulluar automatikisht punën në projekt, konfirmoi BSH.

Rrjedha Veriore 2 pothuajse e përfunduar duhet të dyfishojë sasinë e gazit natyror rus që do të arrijë në Gjermani përmes Detit Baltik dhe kështu të sigurojë furnizimin e saj me energji të përballueshme në periudhën e refuzimit gradual të qymyrit dhe energjisë bërthamore.

Gazsjellësi po ndërtohet nga një konsorcium i udhëhequr nga gjigandi rus i gazit Gazprom, partnerët perëndimorë të të cilit janë Uniper i Gjermanisë, Wintershall Dea i BASF-it, Shell-i holandez dhe britanik, OMV e Austrisë dhe Engie e Francës.

Përfundimi i projektit përfshin vendosjen e tubave në një distancë prej rreth 150 kilometrash, përfshirë 30 kilometra në zonën ekonomike gjermane dhe 120 kilometra në ujërat daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat