Turqia urdhëron arrestimin e 238 ushtarakëve, dyshohen për lidhje me Gylenin

Evropë

Turqia urdhëron arrestimin e 238 ushtarakëve, dyshohen për lidhje me Gylenin

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për arrestimin e 238 personave në një operacion që ka për cak të dyshuar në ushtri, për të cilët besohet se kanë lidhje me predikuesin Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e puçit të dështuar të vitit 2016.

Operacioni u zhvillua në mbi 60 provinca dhe është pjesë e shtypjes së rrjetit të klerikut që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ai ka mohuar se ka qenë i përfshirë në tentimin për puç në korrikun e vitit 2016, kur ishin vrarë mbi 250 persona.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raportoi se 160 persona janë arrestuar në bastisjet e fundit të policisë, për të cilat është dhënë urdhër nga prokurorët në Izmir. Kjo agjenci shkroi se persona të dyshuar po kërkohen edhe në Qipron Veriore, ku është e vendosur ushtria turke.

Në mesin e personave të dyshuar janë 218 pjesëtarë aktivë në ushtri, përfshirë gjashtë kolonelë, tre kolonelë lejtënantë dhe nëntë majorë, shkruan Reuters.

Që nga përpjekja për puç më 2016, në Turqi janë arrestuar rreth 80.000 persona, të cilët po presin që ndaj tyre të fillojë gjykimi. Rreth 150.000 shërbyes civilë, pjesëtarë të personelit ushtarak dhe punëtorë të tjerë janë përjashtuar ose pezulluar nga puna. Mbi 20.000 ushtarë janë përjashtuar nga ushtria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat