Temperaturat -20 gradë, por Putin lahet në ujë të ftohtë

Evropë

Temperaturat -20 gradë, por Putin lahet në ujë të ftohtë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:50
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka sfiduar edhe këtë vit të ftohtin e acartë.

Ai është larë në ujë të ftohtë, ndërsa jashtë termometri shënonte -20 gradë.

Ai u zhyt në ujërat e akullt, duke vazhduar kështu traditën e përkujtimit të pagëzimit të Krishtit nga Gjon Pagëzori.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Putinit Dmitry Peshkov tha se presidenti rus i qëndroi besnik traditës.

Uji i bekuar nga një klerik konsiderohet i shenjtë dhe i pastër deri në festën e vitit pasardhës, dhe besohet se ka fuqi të mbrojtjes dhe shërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat