​Mali i Zi merr vaksinën kineze në fund të jana

Evropë

​Mali i Zi merr vaksinën kineze në fund të jana

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Mali i Zi merr vaksinën kineze në fund të janarit

Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të asaj kompanie kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Ministria e Shëndetësisë shton se është në fazën e fundit të negociatave bilaterale me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një certifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu dialogun brenda iniciativës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme në mënyrë që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, përfundon deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat