Protesta dhe kaos në Holandë, qytetarët kundër masave kufizuese, mbi 100 të arrestuar

Evropë

Protesta dhe kaos në Holandë, qytetarët kundër masave kufizuese, mbi 100 të arrestuar

Më: 25 janar 2021 Në ora: 07:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Nuk ka mjaftuar rënia e qeverisë Rutte, por tashmë masat e reja kufizuese kanë sjellë një zemëratë në Holandë.

Ditën e djeshme qytetarët kanë dalë në protestë masive për të kundërshtuar orën policore që starton nga ora 21:00.

Nuk kanë munguar trazirat, teksa policisë i është nevojitur përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës, kurse protestuesit kanë qenë jo pak agresivë duke hedhur fishekzjarre apo dëmtuar dyqane e supermarkete.

Mbi 100 persona u arrestuan për aktet e dhunshme që ndodhën kryesisht në qytetin e Eindhoven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat