Policia bastis apartamentin dhe zyrat e udhëheqësit të opozitës ruse

Evropë

Policia bastis apartamentin dhe zyrat e udhëheqësit të opozitës ruse

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:28
Aleksei Navalni

Policia ushtroi kontroll të mërkurën në apartamentin në Moskë të udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse Aleksei Navalni, një tjetër rezidencë ku jeton bashkëshortja e tij si dhe zyrat e organizatës së tij që trajton probleme të anti-korrupsionit. Ndihmësit e zotit Navalni raportuan gjithashtu për sulme në mediat sociale.

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë të arrestuar. Leonid Volkov, kreu i organizatës që heton korrupsionit të zotit Navalni, tha se kontrolli u krye për shkelje të pretenduara epidemiologjike apo sanitare.

Policia gjithashtu kontrolloi apartamentin e zëdhënëses së zotit Navalny, e cila u arrestua javën e kaluar dhe u burgos. Bashkë me të u arrestua edhe një nga punonjësit e ekipit hetues të zotit Navalny, njoftoi organizata.

Kontrolli i banesës së zotit Navalni vjen mes tensionesh në rritje mbi fatin e tij. Fundjavën e kaluar në të gjithë vendin u zhvilluan demonstrata ku kërkohej lirimi i tij. Sipas njoftimeve në protesta janë arrestuar rreth 4,000 persona. Përkrahësit e zotit Navalni kanë bërë thirrje për demonstrata të tjera që pritet të mbahen të dielën.

Zoti Navalni u arrestua më 17 janar me kthimin e tij në Rusi, pas një qëndrimi pesë mujor në Gjermani, ku ndodhej për kurim për shkak të helmimit me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Kremlinit. Qeveria ruse ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat