COVID-19/ Certifikata false testesh në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës

Evropë

COVID-19/ Certifikata false testesh në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Ilustrim

Sipas Europol, (Agjencia e Bashkimit Evropian) kriminelët po shesin certifikata false të testit COVID-19 në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës.

Burimet thonë se policia zbuloi se testet e falsifikuara, ishin duke u shitur në aeroporte dhe stacione në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Kjo vjen pasi disa vende evropiane i vunë kusht udhëtarëve që në momentin e fluturimit duhej të kishin me vete një rezultat negativ të testit COVID-19 për të vazhduar udhëtimin.

Europol tha se në Janar, një burrë I dyshuar për mashtrim, u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar jashtë Aeroportit Luton të Londrës për shitjen e testeve me rezultate të falsifikuara.

Ndërsa gjatë muajit Nëntor, një grua dhe gjashtë burra u arrestuan në aeroportin më të madh të Parisit, Charles de Gaulle për shitjen e testeve të falsifikuara tek udhëtarët.

Prokurorët thanë se testet false ju shiteshin udhëtarëve nën një vlerë që varionte midis 150 dhe 300 €. Nëse të dyshuarit dënohen, do të përballen me pesë vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 375,000 €.

Në dhjetor 2020, një mashtrues u kap nga policia spanjolle për shitjen e testeve të falsifikuara të provës për vlerën 40 €.

Europol paralajmëroi se duke pasur parasysh mjetet e përhapura teknologjike në qarkullim, në formën e printerëve me cilësi të lartë dhe softuerëve të ndryshëm, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara, me cilësi të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat