Qëllimi i Moskës dhe Beogradit forcimi i ndikimit të tyre në Malin e Zi

Evropë

Qëllimi i Moskës dhe Beogradit forcimi i ndikimit të tyre në Malin e Zi

Nga: F. B. Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:56
Ilustrim

Qëllimi i Beogradit dhe Moskës është forcimi i ndikimit në Malin e Zi përmes Kishës, ka theksuar ish-diplomati amerikan dhe analisti Kurt Volker, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

“Është e qartë se ky është synimi i tyre. Ky është qëllimi i Moskës dhe i Serbisë, ndërsa instrument për këtë është Kisha, e cila është në ndikimin e madhe të Kishë Ortodokse Ruse, në të cilën ndikon shumë Kremlini. Kështu që ka lidhje të gjitha këtyre”, tha Volker për “Zërin e Amerikës”.

Eksperti i Qendrës për analiza të politikës evropiane (CEPA) me seli në Uashington konsideron se Mali i Zi ka prosperuar si vend sekular, demokratik, shumetnik, shoqëri multi-kulturore dhe “në thelb një nga shembujt e ndritshëm në regjionin e Ballkanit”.

Si vlerëson Volker “është e qartë se kishte sfida dhe është e dukshme që njerëzit kanë menduar se ka nevojë për ndryshime në pushtet, pasi një subjekt ka qenë në krye të vendit kaq gjatë”.

Por si shprehet ai, orientimi i Malit të Zi ishte i suksesshëm dhe nuk do të ishte e qëndrueshme për vendin që të shkohet prapa, e kjo po ashtu ka sjellë dëm interesave të saj.

Volker ka porositur se qeveria e re malazeze duhet të ketë shansin që të tregojë se do mbajë vendin në kursin e tanishëm pro-perëndimor, që si vlerëson ai, duan ta prishin disa qarqe në Moskë, Serbi dhe në vetë Malin e Zi, shkruan Zëri i Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat