Restorantet në Evropë, ndër sektorët më të prekur nga pandemia

Evropë

Restorantet në Evropë, ndër sektorët më të prekur nga pandemia

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Sektori i shërbimeve, baret dhe restorantet janë goditur rëndë nga pandemia, ndonëse qeveritë po mundohen të planifikojnë një rihapje të sigurt të tyre.

Situatat mbetet e njëjtë në pjesën më të madhe të shteteve evropiane ku baret dhe restorantet janë ende të kyçura.

Rihapja e kufizuar ka nisur në disa shtetet sikundër në Itali, Rumani e pjesërisht në Spanjë, por rregullat ndryshojnë sipas rajoneve. Edhe në këto raste masat e higjienës e jo vetëm duhet të respektohen rreptësisht.

Rimbyllja ka shkaktuar dëshpërim dhe stres tek pronarët e këtyre bizneseve. “Të gjithë pronarët e kafeneve, bareve dhe restoranteve në Bruksel janë në prag kolapsi. Ata nuk munden më të mbulojnë gjithë këtë situatë që po ndodh dhe ndihma që na është ofruar, për shembull në rastin tim nuk mjafton as për një muaj qira,” – tha Hubert Blanquet, pronar i disa bareve në Bruksel.

Gjatë stinës së verës restoranteve iu kërkua  të investonin gjerësisht në ambientet jashtë për të siguruar masat shëndetësore sikundër ndarjet me xham apo tavolina në distancë. 

Me ardhjen e stinës së dimrit të gjitha këto investime shkuan dëm pasi këto biznese u detyruan sërish të rimbyllen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat