Apokalipsi i borës në Moskë/ Reshje që nga e premtja, pritet thyerja e rekordit

Evropë

Apokalipsi i borës në Moskë/ Reshje që nga e premtja, pritet thyerja e rekordit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Foto

Në Moskë, punonjësit e administratës lokale kanë përveshur mëngët për të pastruar çatitë e shtëpive dhe rrugët pas reshjeve rekord të borës që nisën që nga e premtja.

Sasia e madhe e borës së rënë ka bërë që të paralizohet trafiku, të mbeten në tokë avionët dhe ka vështirësuar përpjekjet e autoriteteve që ti përgjigjen apokalipsit të borës.

Zyrtarët e Moskës thanë se po bënin gjithçka që ishte e mundur që të trafiku të ecte normalisht dhe trotuarët të ishin të pastër. Përpjekjet për pastrimin e rrugëve kanë vijuar pa ndalim.

Mbi 13500 borëpastruese dhe 60 mijë punonjës janë angazhuar në përballjen me motin ekstrem. Pritet që deri në fund të ditës trashësia e borës në kryeqytet të kalojë edhe rekordin prej 77 centimetrash të vendosur në mars të 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat