Turqi, 8.938 të shëruar dhe 9.193 raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqi, 8.938 të shëruar dhe 9.193 raste të reja me COVID-19

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:35
Ilustrim

Turqia raportoi 9.193 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 621 pacientë simptomatikë, dhe 71 vdekje të tjera. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 2,7 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.503, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 8.938 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,6 milionë. Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.187, treguan shifrat e fundit. Mbi 33 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 125.716 gjatë ditës së kaluar.

Ndërkohë, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter shpërndau një raportim në një medias së huaj që vlerësonte përpjekjet e Turqisë për vaksinim. “Numri i shteteve të huaja që vlerësojnë luftën tonë kundër COVID-19 po rritet. Ne nuk po bëjmë përpjekje për vlerësimet e botës. Përpjekja jonë është për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Vlerësimi i botës është i çmueshëm, por besimi i kombit tonë është më i çmueshëm”, u shpreh ai.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, në vend deri më tani janë shpërndarë mbi 8,5 milionë vaksina kundër koronavirusit. Deri më tani, mbi 6.86 milionë persona kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa mbi 1,7 milionë persona kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat