​Evropianët: Kujdes me vaksinën ruse – një u paralizua

Evropë

​Evropianët: Kujdes me vaksinën ruse – një u paralizua

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një zyrtar i lartë i EMA-s (European Medicines Agency/Agjencia Evropiane e Barnave) u bëri të dielën thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian, që të përmbahen nga dhënia e miratimeve kombëtare për vaksinën Ruse COVID-19 “Sputnik V”, për shkak të sigurisë dhe efektivitetit të saj.

Një kadet në Akademinë Ushtarake Smolensk u paralizua pasi mori vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”.

“Na duhen dokumente që mund t’i shqyrtojmë. Ne, gjithashtu, për momentin nuk kemi të dhëna ... për njerëzit e vaksinuar. Është e panjohur. Kjo është arsyeja pse unë do të këshilloja urgjentisht kundër dhënies së një autorizimi kombëtar të emergjencës", tha kreu i bordit drejtues të EMA-s, Christa Ëirthumer-Hoche për një bisedë në transmetuesin austriak ORF, kanë transmetuar mediat perëndimore.

“Ne mund ta kemi Sputnik V në treg këtu në të ardhmen kur të dhënat e duhura të rishikohen. Rishikimi i rotativ ka filluar tani në EMA”, shtoi ajo pasi agjencia tha javën e kaluar se kishte filluar një rishikim të tillë.

“Paketat e të dhënave vijnë nga prodhuesit rusë dhe natyrisht ato do të rishikohen sipas standardeve evropiane për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin. Kur gjithçka të provohet, atëherë ajo do të autorizohet edhe në Bashkimin Evropian”, shtoi ajo.

Sputnik V tashmë është aprovuar ose po vlerësohet për miratim në tre vende anëtare të BE - Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke - dhe zyrtarët e BE kanë thënë që Brukseli mund të fillojë negociatat me një prodhues të vaksinave nëse të paktën katër vende anëtare e kërkojnë atë.

Ëirthumer-Hoche tha se Komiteti i EMA-së për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në 11 mars për të shqyrtuar vaksinën Johnson & Johnson COVID-19 për përdorim në BE.

"Ne presim një vlerësim pozitiv dhe se Komisioni (Evropian) shpejt do të japë autorizim", shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat