Sllovenia zgjat masat kufizuese edhe për një javë

Evropë

Sllovenia zgjat masat kufizuese edhe për një javë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 00:02
Sllovenia

Qeveria e Sllovenisë zgjati sot shumicën e masave kufizuese edhe për 7 ditë, në një takim të rregullt javor mbi situatën epidemiologjike në vend.

"Situata aktuale epidemiologjike në vend kërkon një njoftim të ri, të kufizuar në kohë, të epidemisë në territorin e tërë Sllovenisë," njoftoi Qeveria, raporton agjencia e lajmeve STA.

E vetmja masë që autoritetet kanë zbutur është hapja e sheshit të ndërtimit më 15 mars, dhe punëtorët e ndërtimit mund të kthehen në punë pa prova paraprake, por jo të punojnë në shtëpi private.

Kompanitë e ndërtimit më parë i kanë bërë thirrje qeverisë për të lejuar punën në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat