Njerëzit e pastrehë në Angli do të kenë përparësi për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Evropë

Njerëzit e pastrehë në Angli do të kenë përparësi për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Njerëzit e pastrehë në Angli do të kenë përparësi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, së bashku me njerëzit nga mosha 16 deri 65 vjeç me sëmundje ekzistuese, të cilët janë më të rrezikuar.

Sipas BBC,  sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, tha se strategjia do të shpëtonte më shumë jetë midis atyre që janë më të rrezikuar në shoqëri.

Masa erdhi pas udhëzimit nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI).

Udhëzimi i këtij komiteti është ndarë me ekspertët që drejtojnë programe vaksinimi në Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut.

Nadhim Zahawi, ministër për shpërndarjen e vaksinave të COVID-19, tha se kjo ishte një periudhë shumë sfiduese për njerëzit që ishin të pastrehë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat