Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja kibernetike

Evropë

Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja kibernetike

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Ukrainës tha se ka parandaluar një sulm të madh kibernetik nga hakerët rusë, që kishte në shënjestër të dhënat e klasifikuara të Qeverisë.

Sipas këtij shërbimi, qëllim i sulmit ka qenë “qasja në të dhënat e klasifikuara të institucioneve më të larta të Ukrainës”.

Shërbimi ukrainas tha se Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi qëndron prapa hakerëve.

Kievi, edhe më herët, ka akuzuar Moskën për orkestrimin e sulmeve të mëdha kibernetike, por Rusia i ka mohuar ato.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi nuk i komentoi ende akuzat e fundit.

Shërbimi i Sigurimit në Ukrainë nuk tregoi nëse është shkaktuar ndonjë dëm në incidentin e fundit.

Marrëdhëniet midis Kievit dhe Moskës janë tensionuar prejse Rusia ka aneksuar ilegalisht Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, në vitin 2014.

Moska po ashtu i mbështet separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Mbi 13,000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt që po ashtu ka nisur në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat