Mjekët gjermanë bëjnë thirrje për bllokim, për të shmangur valën e tretë të coronavirusit në vend

Evropë

Mjekët gjermanë bëjnë thirrje për bllokim, për të shmangur valën e tretë të coronavirusit në vend

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Gjermania duhet të vendosë përsëri masat kufizuese për të shmangur një “valë të tretë të fortë”, të infeksioneve me coronavirus, kanë kërkuar mjekët vendas.

Sipas medieve të huaja, Christian Karagiannidis, drejtori i regjistrit të kujdesit intensiv të Gjermanisë, tha se ai dhe kolegët e tij “do të argumentonin fuqimisht për t’u kthyer menjëherë në një bllokim”.

Ai deklaroi se përhapja e variantit të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ishte duke kontribuar në një rritje të rasteve.

Infeksionet me coronavirus kanë pësuar rritje të mprehtë që kur Gjermania lehtësoi gradualisht masat shëndetësore në fund të muajit shkurt.

“Nga të dhënat që kemi aktualisht dhe me përhapjen e mutacionit britanik, ne do të argumentonim fuqimisht që të kthehemi menjëherë në një bllokim për të shmangur një valë të tretë të fortë”, deklaroi Karagiannidis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat