Rritje infektimesh në Evropë

Evropë

Rritje infektimesh në Evropë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Kontinenti europian vijon të ketë një trend rritës të infektimeve ditore. Franca është shteti më problematik. Në vetëm 24 orë në vend u regjistruan mbi 42 mijë raste duke e çuar totalin në më shumë se 4.5 milionë të infektuar.

Pavionet e terapive intensive po përballen çdo ditë me kolaps. Për të shmangur rivendosjen e një tjetër bllokade në shkallë kombëtare, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së shkollave.

Spanja do të kërkojë që njerëzit që vijnë nga Franca përmes kufijve tokësorë, të prezantojnë test negativ kundër koronavirusit i cili duhet të bëhet 72 orë para arritjes në Spanjë. Ky vendim i autoriteteve spanjolle vjen pas rritjes së rasteve.

Masa nuk do të vlejë për shoferët që transportojnë mallra, apo të punëtorëve që kalojnë kufirin. Po ashtu, nga ky rregull përjashtohen edhe personat që jetojnë 30 kilometra në afërsi të kufirit.

Që prej fillimit të pandemisë, Spanja ka regjistruar 3.2 milionë raste me koronavirus dhe mbi 75.000 viktima. Polonia vijon të jetë në vendin e dytë për infektimet ditore. Nivele të larta infektimesh ka edhe në Gjermani e Greqi. 

Ndërkaq një vaksinë e tretë e koronavirusit do të fillojë të administrohet në Mbretërinë e Bashkuar muajin tjetër, duke u bashkuar  me Pfizer dhe AstraZeneca tashmë në përdorim. Britania ka porositur 17 milionë doza të vaksinës Moderna, e cila ka një normë efikasiteti prej 94%. Aktualisht i gjithë globi numëron 127 milionë të infektuar nga ku 28 milionë kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat