Ekonomia e Italisë pritet të rritet me 4.1 për qind në vitin 2021

Evropë

Ekonomia e Italisë pritet të rritet me 4.1 për qind në vitin 2021

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:55
Itali

Ekonomia e goditur nga virusi në Itali pritet të rritet 4.1 për qind në vitin 2021 dhe 4.2 për qind në 2022 në një "ngritje të pasigurt nga humnera", ka thënë të shtunën grupi i biznesit të vendit Confindustria.

Ekonomia italiane u tkurr me një rekord të pasluftës prej 8.9 për qind vitin e kaluar, dhe Confindustria ka thënë se edhe vlerësime të tilla të rritjes "historikisht të larta" nuk do të kompensonin humbjet e vitit të kaluar.

Shoqata Kombëtare e Biznesit paralajmëroi, megjithatë, se vlerësimet e saj bazoheshin në pritjet për përparimin e vaksinimeve në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës dhe gjithçka do të varet nga koronavirusi.

Grupi ka thënë se kishte ulur vlerësimet fillestare të rritjes për Italinë, të botuara në tetor, me 0.7 pikë përqindje për këtë vit për shkak të rritjes më të dobët se sa pritej në tremujorin e fundit të vitit 2020 dhe tre muajt e parë të 2021-s.

Rritjet e shpenzimeve qeveritare për të mbështetur ekonominë çuan deficitin e vendit në 9.5 për qind të PBB-së në fund të vitit të kaluar.

Italia ka regjistruar më shumë se 113 mijë vdekje nga COVID-19 që kur virusi u shfaq për herë të parë në shkurt të vitit të kaluar, shteti i shtatë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat