Ceremoni e vogël mortore për Princin Philip në Windsor

Evropë

Ceremoni e vogël mortore për Princin Philip në Windsor

Më: 18 prill 2021 Në ora: 07:50
Pamje nga ceremonia e varrimit të Princit Phillip në Windsor

Familja mbretërore britanike i dha lamtumirën e fundit princ Filipit në Kishën e Shën Gjergjit. Në fillim të ceremonisë mortore në Britaninë e Madhe u mbajt një minutë heshtje për të ndjerin.    

Për shkak të pandemisë për bashkëshortin e mbretëreshës Elisabet II u organizua një ceremoni e vogël mortore. Në vend të 800 mysafirëve nga e gjithë bota, në të u lejuan të merrnin pjesë vetëm 30 vetë. Këta ishin të afërm të ngushtë të Dukës së Edinburgut, sikurse ishte titulli zyrtar i Filipit në Mbretërinë e Bashkuar. Të pranishmit në ceremoni duhej të zbatonin rregullat e distancës dhe të mbanin maska.

Ceremonia filloi me një marshim funeral në sipërfaqen e kalasë. Arkivoli me eshtrat e Princit Philips u mbajt nga ushtarët nga rezidencës Windsor, të pasuar nga nëntë të afërm të ngushtë të princit, përfshirë katër fëmijët dhe nipërit e tij princin Uilliam dhe princin Harry.

Image

Nëntë anëtarë të familjes mbretërore e ndoqën arkivolin më këmbë.

Princi Philipi u varros përkohësisht në kriptën mbretërore në Kishën e Shën Gjergjit. Pas vdekjes së Mbretëreshës, princi do të rivarroset pranë gruas së tij, për të cilën është planifikuar një varr në kishëzën e vogël përkujtimore të Mbretit Xhorxhi VI.

Image

Familja mbretërore qe veshur për ceremoninë e varrimit me rroba civile. Sipas Pallatit Buckingham, Mbretëresha e kishte ndaluar veshjen e uniformave ushtarake. Sipas njoftimeve të medias, ajo donte ta shpëtonte nipin e saj Harry prej sikletit që do t'i duhej të merrte pjesë si i vetmi pa uniformë në ceremoninë e varrimit, për shkak se pas tërheqjes së tij të papritur nga detyrimet mbretërore, atij iu hoqën edhe të gjithë titujt ushtarakë.

Image

Mbretëresha Elizabeth, e cila qishte e martuar me Princin Philip për 73 vjet, e quajti të shoqin si "mbështetjen dhe forcën" e saj.

Image

Për shkak të pandemisë së koronës, autoritetet dhe pallati mbretëror i kishin bërë thirrje popullatës që të mos vinte për në Windsor dhe ta ndiqte ceremoninë në televizion./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat