Vaksinimi redukton përhapjen e Covid-19 në Britani, bien me 65% rastet e reja

Evropë

Vaksinimi redukton përhapjen e Covid-19 në Britani, bien me 65% rastet e reja

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që nisi vaksinimin anti-Covid dhe duket se ky proces ka ulur në mënyrë drastike nga koronavirusi. Në studimin më të fundit të Universitetit të Oksfordit dhe Qendrës së Anketimeve për koronavirusin arrihet në përfundimin se infektimet e reja janë reduktuar me 65% tek personat që kanë marrë dozën e parë dhe deri në 90% tek ata që kanë marrë edhe të dytën. Krahasimi bëhet me grupet e të pavaksinuarve.

Veçanërisht tek personat që kishin marrë vetëm dozën e parë të vaksinave Pfizer apo AstraZeneca me të cilat po kryet vaksinimi masiv i popullatës në këtë vend, rezulton reduktim me 74% i infektimeve simptomatike dhe me 54% i atyre pa simptoma.

Gati gjysma britanikëve ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti-Covid, teksa efektet pozitive janë të dukshme tek shifrat ditore të infektimeve që kanë arritur nivelet e Shtatorit dhe nuk i kalojnë më 3 mijë raste të reja. Kulmi i infektimeve u arrit në Janar me 68 mijë infektime ditore.

Situata duket e stabilizuar në gjithë Europën, teksa infektimet më të larta i ka Franca. Ekspertët thonë megjithatë se vala e tretë e Covid-19 tashmë është drejt fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat