​Itali, 13 817 raste pozitive dhe 322 viktima nga COVID-19

Evropë

​Itali, 13 817 raste pozitive dhe 322 viktima nga COVID-19

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Në Itali u regjistruan 13 817 prova pozitive në testet për COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend u konfirmuan edhe 322 viktima shtesë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar në total 3 949 517 raste dhe 119 021 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri.

Deri më tani, rastet pozitive janë 461 448, kurse të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 3 369 048.

Shkalla e pozitivitetit është 4,3%, nga dje që ishte 4,7%.

Aktualisht, janë 2 894 pacientë të pranuar në kujdesin intensiv për Covid në Itali.

Nga ana tjetër, 20 971 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat