Krim i rëndë, ekzekutohet boksieri 58-vjeçar - publikohen pamjet nga vendngjarja

Evropë

Krim i rëndë, ekzekutohet boksieri 58-vjeçar - publikohen pamjet nga vendngjarja

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:02
Greqi

Mbrëmjen e kaluar Greqia është tronditur sërish nga një krim i rëndë. Mediat greke raportojnë se është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vota, në Metamorfosi, ku persona të panjohur kanë qëlluar 58-vjeçarin jashtë një Fast Food-i. Viktima ka qenë jashtë dyqanit, kur autorët, të cilët dyshohen vrasës me pagesë, i janë afruar me një motor, me skafandra, ku njëri ka qenë i bardhë dhe tjetri me ngjyrë.

Pasagjeri në motor ka hapur zjarr ndaj shënjestrës, duke e qëlluar me tre plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ata janë larguar në drejtim të paditur. Sipas informacioneve të autoriteteve greke, viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut, ndërsa ka marrë tre plumba në gjoks dhe qafë.

Mediet greke kanë publikuar dhe pamje të rënda nga vendngjarja, ku viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërsa forca të shuma policie dhe një skuadër e krimeve kanë mbërritur te vendi i krimit, duke rrethuar zonën.

Kujtojmë që një javë më parë Greqia u trondit nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch, e cila u dhunua nga grabitësit dhe i lidhën bashkëshortin, ndërsa nuk prekën foshnjën e tyre 11 muajshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat