Inflacioni në eurozonë shënon shifra rekorde

Evropë

Inflacioni në eurozonë shënon shifra rekorde

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:07
Selia e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në Frankfurt. Foto nga arkivi

Inflacioni në eurozonë ka shënuar rritjen më të lartë që nga tetori i vitit 2018, njoftoi agjencia evropiane e statistikave Eurostat.

Të dhënat bëhen të ditura në kohën kur kufizimet kundër koronavirusit në të gjithë Evropën po lehtësohen.

Në ekonomi, inflacioni paraqet rritjen e çmimeve bazë të konsumit dhe shërbimeve, apo anasjelltas shkallën e rënies së fuqisë blerëse të konsumatorit.

Ekonomistët besojnë se nivelet e larta të inflacionit janë të dëmshme.

Eurostat tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën në 2.0 për qind. Kjo shifër është përtej objektivit të Bankës Qendrore Evropiane.

Rritja e çmimeve ka ndodhur kryesisht për shkak të bllokimeve të vendosura gjatë pandemisë.

Shkalla e papunësisë në 27 vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill ishte 7.3 për qind në prill me 15.38 milionë njerëz të papunë.

Sipas agjencisë, tregu i punës në eurozonë ka mbetur relativisht i kursyer nga pasojat e pandemisë./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat