Horror në Itali, gjendet një kufomë brenda në valixhe

Evropë

Horror në Itali, gjendet një kufomë brenda në valixhe

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:39
Itali

Trupi i pajetë i një 37-vjeçari, i futur në valixhe është gjetur mëngjesin e sotëm në Romë, në sheshin “Federico Sacco”. Viktima u gjend rreth orës 7:00 nga një kalimtar, i cili ka dalluar një rrjedhë gjaku që dilte nga valixhja e izoluar me ngjitës. Ai ka lajmëruar menjëherë autoritetet pasi konstatoi se brenda valixhes ndodhej një kufomë, të cilës i dallohej kafka.

Policët ndoqën rrjedhën e gjakut e cila i çoi në shtëpinë e partneres së viktimës, një 39-vjeçare që rrefu se ai gjendej i vdekur prej disa ditësh në shtëpinë e saj për shkak të mbidozës.

“Vdiq këtu në shtëpi dhe e vetmja gjë që doja të bëja ishte të hiqja qafe trupin”, theksoi 39-vjeçarja.

Kur policët hapën valixhen, panë nja masakër të vërtetë pasi trupi gjendej i copëtuar. Për ta është ende e paqartë nëse gruaja e ka kryer krimin e vetme apo është ndihmuar nga dikush. Për momentin, për shkak të rrethanave të ngjarjes, nuk përjashtohet asnjë hipotezë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat