Johnson: Të përfundojmë vaksinimin antiCOVID-19 në botë deri në fund të 2022

Evropë

Johnson: Të përfundojmë vaksinimin antiCOVID-19 në botë deri në fund të 2022

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:22
Boris Johnson

Përfundimi i garës së vaksinimit antiCOVID-19 në të gjitha vendet e botës deri në fund të 2022, është angazhimi që kërkoi kryeministri britanik, Boris Johnson.

Ai këtë e kërkoi nga presidentët dhe kryeministrat e G7-s, të paktën një javë nga samiti që ai do të presë, nën presidencën e radhës së Britanisë së Bashkuara në Cornouailles, në jugperëndim të Anglisë.

“Objektivi është të sigurojmë që një pandemi e tmerrshme si kjo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi nuk do të ndodhë më kurrë.

Në të njëjtën kohë të ofrojë një udhëzues për rindërtimin post-COVID-19 frymëzuar nga vlerat të demokracisë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat