Varianti Delta shqetëson Britaninë, mbi 90% të rasteve me Covid-19

Evropë

Varianti Delta shqetëson Britaninë, mbi 90% të rasteve me Covid-19

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:17
Britani

Mbi 90 për qind të rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit Delta. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në vend.

Duke folur nga parlamenti ditën e sotme, Matt Hancock u shpreh se varianti Delta, që është regjistruar fillimisht në Indi, tashmë përbën 91 për qind e rasteve të reja në Britani.

Hancock tha po ashtu se të dhënat bazohen në një raport që ai ka parë të mërkurën në mbrëmje. Lajmi vjen në një kohë kur Britania e madhe përballet me një rritje të rasteve me koronavirus.

Të dhënat e publikuara të mërkurën tregojnë se Britania ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve që nga fundi i shkurtit, duke sugjeruar se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat