Italia shënon numrin më të ulët të viktimave në 9 muajt e fundit, 881 raste me COVID

Evropë

Italia shënon numrin më të ulët të viktimave në 9 muajt e fundit, 881 raste me COVID

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Në Itali sot janë regjistruar 881 raste të reja me COVID-19 nga 150522 tamponë që janë bërë.

Viktima sot ishin 17. Numri i vdekjeve është në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit 2020.

Sot janë 2304 të shëruar. Në njësitë e kujdesit intensiv ka një rënie me 5 pacientë ndërsa ka 60 pacientë më pak të shtruar në pavijone të tjera Covid.

Me uljen e rasteve të viktimave dhe fataliteteve dhe rihapjen graduale, edhe Italia ashtu si shumë vende të tjera kanë kthyer sytë nga turizmi duke harruar të paktën për sezonin turistik pandeminë për t’u përgatitur për vjeshtën. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat