Deri në fund të gushtit 90% e rasteve të reja me Covid-19 në Evropë mund të jenë me variantin Delta

Evropë

Deri në fund të gushtit 90% e rasteve të reja me Covid-19 në Evropë mund të jenë me variantin Delta

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Deri në fund të gushtit 90 përqind e rasteve të reja me COVID-19 në Evropë mund të jenë me variantin Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, kanë deklaruar nga Agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve.

“Duke u bazuar në vlerësimet e transmetimeve të variantit Delta dhe duke përdorur parashikimet e modelimit, 70 përqind e rasteve të reja me SARS-CoV-2 parashikohet të jenë të prekur me këtë variant, ndërsa deri në fillim të gushtit 90 përqind e të infektuarve mund të jenë të prekur me Delta”, thuhet në njoftimin e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Varianti, i cili filloi me origjinë në Indi, është quajtur “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tani është përhapur në më shumë se 60 vende të botës. “Delta” është vlerësuar se transmetohet 40-60 përqind më lehtë se varianti Alpha që është zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe.

Ky variant i koronavirusit ka rrezik më të madh që personat e prekur t’i shtrijë në spital, në bazë të disa provave thuhet se personat që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19 mund të preken më lehtë nga “Delta”. Vaksinimi i plotë siguron mbrojtje ndaj variantit Delta.

Raste më të shumta të këtij lloji të koronavirusit ka në Indi dhe në Angli, shtetet evropiane kanë shtuar kontrollet për udhëtarët që vijnë nga këto dy vende, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat